Kontrate e Pergjithshme me Klientin

NIPT L82316006A

Adresa: Bulevardi Zogu I Përballë Ministrisë së Drejtësisë, Tiranë

KONTRATË E PËRGJITHSHME ME KLIENTIN

Rental Travel &Tours (Rental Travel) (më tej “agjensia”) është operator turistik shqiptar që ofron pushime gjatë gjithë vitit. Kompania e mbështet punën e saj në një staf shumë profesional dhe me një eksperiencë të konsiderueshme në fushën e shërbimeve.

 

Agjensia  ka një rrjet të  organizuar në  30 agjensi  partnere udhëtimi në Shqipëri  dhe ofron

akomodim        në         më         shumë         se         100.000         hotele         në         të         gjithë         botën.

 

Adresat e degëve të agjensisë në Shqipëri:

 

Tiranë,  Rental  Travel  &Tours  (Rental  Travel  ),  Rruga:

Adresa: Bulevardi Zogu I,perball Ministrise te Drejtesise,Tirane
Cel:+355 67 40 88 883

 

  1. Baza Ligjore:

1.1. VKM nr. 65, datë 21.1.2009, “Për kontratat e paketave të udhëtimit”.

1.2. Ligji nr. 9902, datë 17.4.2008, “Për mbrojtjen e Konsumatorëve” i ndryshuar.

1.3. Ligji Nr .9734, datë 14.5.2007, “Për Turizmin”.

1.4. Ligj nr. 7850, datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar

1.5. Ligji nr.9887, date 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar

 

  1. Fusha e zbatimit:

2.1. Kjo kontratë rregullon marrëdhënien kontraktore për paketat e udhëtimit midis organizatorit dhe/ose shitësit dhe konsumatorit.

2.2. Parashikimet e kësaj kontrate mbi organizatorin vlejnë në mënyrë të njëjtë edhe për shitësin, pasi shitësi është solidarisht përgjegjës me organizatorin për detyrimet që rrjedhin nga kontrata.

 

  1. Përkufizime

3.1.”Kontratë”: është marrëveshja e lidhur ndërmjet konsumatorit me organizatorin dhe/ose shitësin në të cilën konsumatori detyrohet të paguajë një çmim të caktuar gjithëpërfshirës përkundrejt paketës së udhëtimit të ofruar nga pala organizuese.

3.2. “Paketë udhëtimi”: është shërbimi që i siguron konsumatorit një kombinim të parapërgatitur të jo më pak se dy nga llojet e mëposhtme të shërbimeve: (i) transporti; (ii) strehimi; (iii) shërbime të tjera turistike, që nuk lidhen drejtpërsëdrejti me transportin ose strehimin dhe që përbëjnë pjesë të konsiderueshme të paketës; si dhe mbulon një periudhë kohore prej jo më pak se 24 orë ose që përfshin strehimin, të paktën për një natë.

3.3. “Agjensi”: Person juridik i regjistruar i cili kryen veprimtarinë e ofrimit, gjetjes dhe mundësimit të udhëtimeve turistike, biletave të udhëtimit në mënyra të ndryshme transporti si dhe bileta për aktivitete sportive ose kulturore për klientët, në këmbim të pagesës.

3.4. “Rezervim”: ruajtja ose porosia e një produkti turistik si udhëtimi, akomodimi ose paketë turistike nga ana e agjencisë, me porosi të klientit.

3.5. “Konfirmim”: a) verifikimi i disponibilitetit të një rezervimi, ose b) marrëveshja përfundimtare me anë të së cilës klienti shlyen detyrimet ndaj agjencisë dhe agjencia ruan perfundimisht rezervimin e klientit.

3.6. “Hotel”: ndërtesë ose një grup i lidhur ndërtesash të pavarura nga ndonjë vendodhje ndërtimi tjetër, me jo më pak se 6 (gjashtë) dhoma, brenda një parcele toke të vetme, në të cilën akomodimi, shërbimet shtesë dhe komoditeti ofrohen për publikun nga një staf i kualifikuar.

3.7. “Rimbursim”: shuma e parave që agjencia është e detyruar t’i kthejë klientit në rast të mospërmbushjes së marrëveshjes për faj të saj ose në rastet e parashikuara në këtë dokument.

  1. Agjensia

 

4.1. Detyrime të agjensisë

 

4.1.1. Stafi i agjencisë është i detyruar të shpjegojë të gjitha ofertat për të cilat klienti shpreh interes. Stafi i agjensisë është i detyruar të përgjigjet, brenda orarit zyrtar dhe në mënyrën e caktuar me marrëveshje, për çdo pyetje apo paqartësi të klientit.

 

4.1.2. Stafi i agjencisë është i detyruar ti ofrojë konsumatorit, me shkrim ose në një formë tjetër të përshtatshme, përpara lidhjes së kontratës, një informacion të përgjithshëm për formalitetet shëndetësore,për udhëtimin dhe qëndrimin.

 

–   Pasaporta   shqiptare   për   udhëtimet  me   charter   duhet   të  ketë   vlefshmëri   mbi   6   muaj.

 

  • Pajisja me vizë: Në rastet kur agjencia përgatit paketa turistike për udhëtime në destinacione ku kërkohet pajisja me vizë e qytetarëve shqiptarë, agjencia do të lehtësojë procesin e aplikimit për klientët e saj duke mbledhur dokumentet dhe dërgimin në ambasadat përkatëse. Agjencia nuk mban asnjë përgjegjësi nëse klientit nuk i akordohet viza hyrëse. Klienti gjithashtu informohet për kostot shtesë të aplikimit për vizë, në rastet kur kjo nuk është e përfshirë në çmimin e paketës.

 

  • Siguracioni në udhëtim: Siguracioni shëndetësor nuk përfshihet në çmimin e paketës, me përjashtim të rasteve kur specifikohet ndryshe. Në çdo rast klienti do të këshillohet për domosdoshmërinë e siguracionit i cili mbulon kostot e asistencës përfshirë riatdhesimin, në rast aksidenti ose sëmundje.

 

4.1.3. Stafi i agjencisë është i detyruar të shpjegojë procedurën që do të kryhet në mënyrë që të mundësohet udhëtimi sipas kërkesave të klientit si dhe dokumentet e nevojshme që klienti duhet të paraqesë në agjenci.

 

4.1.4. Stafi i agjencisë është i detyruar të përgjigjet sa më mirë nevojave të klientit për sa i përket rezervimit të hotelit, transportit etj. Nëse klienti ka zgjedhur të pranojë njërën nga ofertat e përgatitura nga agjencia, atëherë stafi i agjencisë do të përgjigjet vetëm për hotelet dhe transportin e përcaktuar në ofertë.

 

4.1.5. Agjencia deklaron se është përgjegjëse për çdo ofertë të reklamuar në faqet online www.matiastravel.com, në broshurat informuese dhe katalogët e prodhuara prej saj, si dhe çdo ofertë të reklamuar nga stafi i agjencisë.

 

4.1.6. Agjencia nuk është përgjegjëse për dëmtim ose humbje të bagazheve ose sendeve personale në avion, aeroport, port, anije ose në hotel.

 

4.1.7. Agjencia është përgjegjëse për dëmtim ose humbje të bagazheve dhe sendeve personale në mjetet e transportit të mundësuara nga vetë ajo për transportin e klientit nga aeroporti, porti në

drejtim të hotelit dhe e anasjellta, për të vizituar pika të ndryshme turistike si dhe në udhëtimet për të shëtitur nëpër qytet (city tour).

 

4.3. Anullimet

 

4.3.1. Agjencia nuk është përgjegjëse në rast të anullimit të udhëtimit për shkak të forcës madhore, shkaqeve natyrore, protestave popullore ose shpalljeve të gjendjes së luftës në destinacionin e përzgjedhur nga klienti si dhe për çdo incident që ndodh për shkak të këtyre arsyeve. Zgjidhja do të gjendet me marrëveshje mes agjencisë dhe klientit.

 

4.3.2. Në rast se nuk përmbushet numri minimal i pjesëmarrësve i parashikuar për organizimin e paketës, atëherë agjencia ka të drejtë të anullojë udhëtimin. Parashikimi i numrit minimal varion sipas destinacionit dhe periudhës së vitit kur promovohet një paketë, megjithatë do të bëhet gjithmonë i ditur në momentin e publikimit të paketës. Konsumatori do të njoftohet për këtë anullim 5 ditë përpara nisjes së udhëtimit.

 

4.3.3. Nëse agjencia anullon paketën përpara datës së nisjes, për të cilën është rënë dakord, konsumatorit i lind e drejta të zgjedhë njërën nga mundësitë e mëposhtme:

 

  • Ofrimin e një paketë zëvendësuese, ekuivalente ose të një cilësie më të lartë, kur organizatori a shitësi janë në gjendje t’ia ofrojnë.

 

  • Ofrimin e një pakete udhëtimi zëvendësuese, me një cilësi më të ulët. Në një rast të tillë organizatori ose shitësi duhet t’i kompensojnë klientit diferencën e çmimit ndërmjet paketës së udhëtimit të anulluar dhe asaj të ofruar;

 

  • Kthimin e të gjithë shumës së paguar nga konsumatori, sipas kontratës së paketës së udhëtimit, brenda 5 ditëve nga data e dhënies së njoftimit për heqjen dorë.

 

4.3.4. Në të kundërt konsumatorit i lind e drejta të kërkojë kompensim nga organizatori, për të gjitha dëmet, materiale dhe jomateriale, përveç parashikimeve të përcaktuara në pikën 4.3.1 dhe 4.3.2 të kësaj kontrate.

 

4.3.5. Konsumatori ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata pa penalitet deri në 5 ditë përpara nisjes së udhëtimit.

 

4.3.6. Në rast se konsumatori heq dorë nga kontrata në kapërcim të afatit të mësipërm atëherë ai detyrohet të kompensojë agjencinë për shpenzimet e kryera për rezervimin tij. Shuma do të përcaktohet në përputhje me afatet e anullimit të përcaktuara në këtë kontratë.

 

4.4. Procedurat e anullimit

 

Anullimi do të quhet se është kryer në momentin që klienti paraqitet në zyrën e agjencisë dhe plotëson formularin përkatës për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjencinë. Klienti duhet të paraqitet personalisht ose i përfaqësuar nga një pjestar i grupit (kur udhëtimi është rezervuar në grup). Në këtë rast, klienti duhet të telefonojë agjencinë, ndërkohë që përfaqësuesi është në zyrën e agjencisë, për të konfirmuar anullimin.

 

4.6. Të drejtat e agjencisë

 

4.6.1. Agjencia ka të drejtë të kërkojë çdo dokument të nevojshëm që mundëson realizimin e rezervimit të udhëtimit.

4.6.2. Agjencia ka të drejtë të marrë, në kohën dhe në mënyrën e caktuar me marrëveshje, çdo pagesë që klienti detyrohet.

 

4.6.3. Agjencia ka të drejtë të anullojë rezervimin e udhëtimit nëse klienti nuk kryen pagesat sipas marrëveshjes.

 

4.6.4. Në rast anullimi të udhëtimit, agjencia ka të drejtë të mbajë nga shuma e paguar nga klienti, çdo komision apo shpenzim që ajo është detyruar të bëjë në mënyrë që të mundësohet udhëtimi i klientit.

 

  1. Klienti

 

5.1. Të drejtat e klientit

 

5.1.1. Klienti ka të drejtë të përfitojë nga oferta sipas informacioneve të dhëna nga stafi i agjencisë.

 

5.1.2. Klienti ka të drejtë të kërkojë informacion të detajuar mbi udhëtimin gjatë orëve të punës së agjencisë, në mënyrat e kontaktit të caktuara nga agjencia.

 

5.1.3. Klienti ka të drejtë të kërkojë rimbursim në rast të anullimit të udhëtimit për faj të agjencisë, në rast të ndryshimit të hotelit ose transportit për faj të agjencisë, në rast të mos plotësimit të paketës së ofruar nga agjencia.

 

5.1.4. Klienti ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata e paketës së udhëtimit, pa asnjë shpenzim a penalizim nëse organizatori nuk është në gjendje t’i sigurojë kontratën e vlefshme të sigurimit

 

5.2. Detyrime të klientit

 

5.2.1. Klienti është i detyruar të kryejë pagesat sipas marrëveshjes së caktuar me agjencinë.

 

5.2.2. Klienti është i detyruar të paraqitet në vendin e nisjes në datën dhe orën e caktuar nga agjencia.

 

5.2.3. Klienti është i detyruar të japë numrin e pjesëmarrësve në udhëtim, nëse ai është përgjegjës për ta, ose nëse bëhet fjalë për udhëtim në grup.

 

5.2.4. Konsumatori është i detyruar të sillet në mënyrë korrekte dhe sipas ligjeve dhe normave etike të vendit pritës ku organizohet udhëtimi, sipas udhëzimeve të organizatorit. Konsumatori është i detyruar të dëmshpërbleje organizatorin për ndonjë dëm që rrjedh nga mosrespektimi i këtij detyrimi.

 

5.2.5. Klienti është i detyruar të përcaktojë nëse do të marrë edhe kafshë shtëpiake me vete dhe kjo do të realizohet nëse vendi/destinacioni pritës e mundëson këtë kërkesë.

 

5.2.6. Klienti është i detyruar të përcaktojë nëse do të ketë në ngarkim të mitur. Për të miturit që udhëtojnë pa praninë e të dy prindërve, nevojitet pajisja me prokurë nga prindërit. 5.2.7. Klienti është i detyruar të njoftojë për çdo mospërmbushje të kontratës së paketës turistike, të cilën ai e dallon në vend, furnizuesin e shërbimit në fjalë dhe agjencinë, me shkrim ose në një formë tjetër të përshtatshme, me mundësinë më të parë.

 

5.2.8. Në rast se konsumatori heq dorë nga kontrata në kapërcim të afatit të mësipërm , 5 ditë përpara nisjes së udhëtimit, atëherë ai detyrohet të kompensojë agjencinë për shpenzimet e kryera sipas kushteve të përcaktuara për afatet e anullimit.

 

  1. Transferimet apo ndryshimet

 

6.1. Konsumatori në kontratën e paketës së udhëtimit, ka gjithashtu të drejtën të transferojë të drejtat dhe detyrimet e tij te një palë e tretë, që i përmbush kushtet e parashikuara në paketën eudhëtimit. Në një rast të tillë, konsumatori ka detyrimin të njoftojë agjencinë, 5 ditë përpara nisjes, për qëllimet e transferimit të rezervimit të tij te një palë e tretë.

 

6.2. Konsumatori, i cili transferon të drejtat dhe detyrimet e tij sipas kontratës së paketës së udhëtimit dhe personi, te i cili transferohet paketa e udhëtimit, janë përgjegjës, solidarë dhe veçmas, tek agjencia për pagesën e një shume të caktuar nga çmimi i përgjithshëm dhe për çdo kosto shtesë, që rrjedh nga ky transferim. Shuma që do të paguhet varion në varësi të kohës së njoftimit si dhe kostove që vendosen nga furnitorët përkatës.

 

6.3. Stafi i agjencisë është i detyruar të mundësojë një ndërrim të itinerarit sipas kërkesave të klientit, brenda limiteve të përcaktuara në këtë marrëveshje. Nëse ky ndryshim kërkon një kosto financiare, kjo kosto do të paguhet nga klienti.

 

  1. Afatet

 

7.1. Afati për për të kryer një rezervim është të paktën 10 (dhjetë) ditë përpara datës së caktuar për kryerjen e një udhëtimi. Agjencia nuk është përgjegjëse nëse edhe brenda këtij afati, nuk ekzistojnë vende të lira në hotel ose në mjetin e transportit.

 

7.2. Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai përpara 5 (pesë) ditë ose më shumë ditë përpara udhëtimit, klientit i kthehet shuma e plotë e paguar në emër të agjencisë. Nëse përpara anullimit është bërë ndonjë shpenzim, ky shpenzim do të zbritet nga shuma që do të marrë klienti. Shpenzimet përfshijnë edhe komisionin bankar në rastin e pagesës me kartë krediti ose debiti.

 

7.5. Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai në më pak se 2 (dy) ditë përpara udhëtimit, klienti nuk ka të drejtë të rimbursohet nga agjencia.

 

7.6. Nëse klienti nuk paraqitet ose largohet nga udhëtimi më përpara datës së parashikuar nga agjencia, klienti nuk ka të drejtë të rimbursohet nga agjencia.

 

  1. Çmimet

 

8.1.Përcaktimi i çmimit: Çmimi i paraqitur në faqen online www.Rentaltravel.al ose çmimi i marrë nga stafi në zyrën e agjencisë, është çmimi përfundimtar i paketës ose ofertës turistike. 8.2. Agjencia nuk është përgjegjëse për ndryshimet në çmimin përfundimtar nëse ky ndryshim bëhet nga ana e hotelit, shtimit të taksave që paguhen në destinacion, detyrime të tjera të vendosura nga institucione shtetërore shqiptare ose të huaja. Për çdo rast agjencia do të njoftojë klientin sapo të jëtë njoftuar nga furnitorët e saj apo institucione te tjera.

 

8.3. Agjencia nuk është përgjegjëse për ndryshimet e çmimit në periudha të caktuara të vitit që konsiderohen si piku turistik i destinacionit të zgjedhur nga klienti. Pagesat për fëmijët ndryshojnë sipas ofertave të hotelit. Agjencia nuk është përgjegjëse për këto pagesa dhe për ndryshimet që mund të bëhen në çmim.

 

8.4. Pagesa kryhet në total, në momentin e rezervimit. Sidoqoftë, në marrëveshje me agjencinë, pagesa mund të bëhet edhe e ndarë në dy pjesë kur, 50% e çmimit përfundimtar paguhet në momentin e rezervimit dhe 50% paguhet 5 (pesë) ditë përpara udhëtimit. Në rast mos pagese, agjencia nuk është e detyruar të mbajë rezevimin e kryer nga klienti.

 

8.6. Mënyra e kryerjes së pagesës

 

8.6.1. Me para në dorë në zyrat e agjencisë dhe në zyrat e agjencive partnere.

 

8.6.2. Me anë të kartës së kreditit Visa ose Mastercard të shoqëruara me një formë autorizimi, një kopje të pasaportës dhe të dhënat e domosdoshme të kartës si dhe kodin tre shifror me faks, nëse klienti nuk paraqitet personalisht në zyrë.

 

8.6.3. Me anë të kartës së kreditit ose debitit Visa, Mastercard, Visa Electron dhe Maestro me anë të makinerisë, nëse klienti paraqitet personalisht në zyrë.

 

8.6.4. Me anë të transfertës bankare në llogarinë e agjencisë.

 

  1. Ankesa

 

9.1. Konsumatori ka të drejtë të ankohet tek organizatori, për çdo mospërmbushje të kontratës, brenda afatit prej 10 ditësh nga përfundimi i udhëtimit. (Përfshirë këtu dhe detyrimin e klientit për të njoftuar menjëeherë mospërmbushjen e kontratës.)

 

9.2. Organizatori detyrohet të shqyrtojë ankesën dhe të kthejë përgjigje brenda afatit prej 30 ditësh nga marrja dijeni për ankesën.

 

  1. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

Në rast mosmarrëveshje me klientin, agjencia do të bëjë çdo përpjekje për të arritur në një zgjidhje me marrëveshje dhe të shpejtë me klientin.

 

11.Perpunimi i te dhenave personale

 

  1. Te dhenat e klienteve perpunohen nga nje operator turistik, duke pasur parasysh, natyren kofidenciale te tij. Te dhenat ruhen, ne menyre te sigurt si ne formatin elektronik dhe ne formatin fizik (dosje)

 

  1. Operatori Turistik qe eshte i autorizuar per te aksesuar te dhenat personale ka njohurite e nevojshme per mbrojtjen e te dhenave personale, ka detyrim te njihet dhe te zbatoje legjislacionin ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale, si pjese e pershkrimit te punes se tij.

 

12 .Ruajtja e te dhenave

 

  1. Te dhenat e dorezuara nga klienti me vullnetin e tij te lire, duhet te ruhen per nje periudhe kohore prej 6 (gjashte) muajsh , qe nga data e nenshkrimit te deklarates se pelqimit. Keto te dhena ruhen per nje afat 6 (gjashte) mujor ne menyre te sigurt, dhe pas kesaj periudhe keto te dhena shkaterrohen sipas rreullave te Agjencise se Udhetimeve Rental Travel

 

  1. Masat e sigurise per te dhenat personale dhe sensitive

 

Agjencia merr masa sigurie per mbrojtjen e te dhenave personale te punonjesve dhe te klienteve.

 

Agjencia pergjithesisht nuk ruan te dhena sensitive per punonjesit dhe per klientet.

 

Personat e ngarkuar nga Agjencia per perpunimin e te dhenave personale te punonjesve, jane Operatoret Turistik te agjencise, qe kane njohuri te plota ne lidhje me mbrojtjen e te dhenave personale dhe marrin vazhdimisht informacionin e duhur per kete fushe.

 

Agjencia ka marre masa organizative dhe fizike ne gjendje qe te garantoje:

 

  1. vendet ku kryhet perpuniini i to dhenave personale te punonjesve Jane te mbrojtura nga nderhyrje to panevojshme; Zyra e Agjencise se Udhetimeve Rental Travel shpk (Rental Travel & Tours) mbyllet me celes ne fund te dites se punes dhe ne rast se asnje nga punonjesit nuk eshte prezent ne zyre. Dollapet / sirtaret ne ambjentet e zyres ku mbahen dosje me inforrmacion personal jane te mbyllura dhe aksesohen vetem nga punonjesit e autorizuar.

 

  1. komunikimet personale me punonjesit behen me menyra to tilla qe to perjashtojne perfshirjen e to treteve, jo te caktuar si te ngarkuar; Komunikimet personale kryhen ne menyre te pershtatshme, me goje ose shkrim, nga drejtuesit e drejtprerdrejte ose punonjes te ngarkuar te Agjencise, ne varesi te ceshtjes konkrete, duke respektuar maksimalisht privatesine e punonjesve.

 

  1. jepen instruktime te qarta te ngarkuarve ne lidhje me ruajtjen e konfidencialitetit te te dhenave, edhe per punonjes te te njejtit punedhenes qe nuk kane te drejte te vihen ne njohje te informacioneve te vecanta personale; Aksesi ne dosjet personale eshte i kufizuar, gjithashtu Operatoret Turistik permbajne detyrime te qarta per ruajtjen e konfidencialitetit te informacionit per punonjesit ne Agjenci.

 

  1. parandalohet marrja dhe riprodhimi i te dhenave personale te perpunuara ne menyre elektronike (ne mungese te vertetimit ose autorizimit) te dokumenteve me perberje informacionesh personale nga ana e subjekteve te pa autorizuara;

 

  1. parandalohet marrja e pa vullnetshme e informacioneve personale nga ana e to treteve ose te punonjesve to tjere, duke marre masa ne vendosjen ne nje forme te vecante te zyrave;

 

  1. merren masat e te duhura per parandalimin e perhapjes se informacioneve duke bere perpunimin e informacioneve konfidenciale ne ambjente to mbyllura dhe jo ne ambjente te hapura hapesira.

 

 

  1. Miratimi i kontratës

 

Miratimi i marrëveshjes së mësipërme bëhet nga ortaku dhe administratori i vetëm i shoqërisë Rental Travel & Tours (Rental Travel ) sh.p.k.

 

Çdo ndryshim në marrëveshjen e mësipërme bëhet nga ortaku dhe administratori i vetëm i shoqërisë Rental Travel & Tours (Rental Travel ) sh.p.k.

 

  1. Nënshkrimi i kontratës

 

Kjo kontratë hartohet në dy kopje dhe nënshkruhet me vullnetin e plotë të palëve.

 

 

 

__________________________                                                                ________________________